Armando Sadiku me shumë mundësi nuk do të kthehet te Levante. Sulmuesi u transferua te Lugano në janar, ndërkohë që sipas marrëveshjes spanjollët do ta blejnë lojtarin e kombëtares shqiptare për një shifër simbolike. Kjo për të pasur mundësinë për ta shitur këtë vere, pasi nuk është se nuk e kanë në plane.
Gjithsesi ofertat për Sadikun nuk mungojnë. Në Turqi raportohet se Trabzonspori po e ndjek dhe përfaqësues të këtij klubi e kanë ndjekur nga afër. Ata do të përçojnë informacionet e grumbulluara te trajneri dhe më pas ai do të vendosë nëse e do apo jo sulmuesin.
Ndërkohë bëhen me dije edhe detajet e këtij operacioni nëse do të kryhet. Për Sadikun është programuar një pagë që shkon në shumën e 750 mijë eurove. Një shifër të tillë e kërkon edhe Levante për kartonin, por turqit e Trabzonspor po mundohen ta ulin në 500 mijë euro.