VIDEO | Goditje e rëndë për Baren dhe Malagën, ëndrra La Liga drejt zhdukjes

Deportivo La Korunja fitoi 4 –  2 ndaj Malagës në takimin e parë të fazës play-off të Segunda Divizion. Ekipi galician iu desh të përmbyste rezultatin në pjesën e dyte, duke zhvilluar 45 minuta të përkryera ku gjetën tri herë rrugën e rrjetës.

Në këtë takim luajti për 90 minuta mesfushori shqiptar Keidi Bare. Pavarësisht humbjes së sotme, asgjë nuk ka mbaruar për futbollistin fierak, pasi tri më vonë Malaga pret Deportivon, në një 90-minutësh ku do u duhet të fitojnë me të paktën dy gola diferencë.

Fituesi i këtij çifti do të përballet në finale me fituesin e çiftit Albasete – Majorka. Të katërta skuadrat po luftojnë për “biletën” që do i çojë në elitën e futbollit spanjoll: Primera Divizion.

Deportivo 4 – 2 Malaga
Shënues: Fernandez 21’ (pen), 63’, Pedro 56’, Borha 78’ / Hernandez 18’, Ontiveros 38’

https://www.youtube.com/watch?v=uwYCTY3hlGs

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *