Odise Roshi ka nënshkruar kontratën e re dhe do të mbetet në Rusi te Ahmat Grozni. Gjithçka ka marrë formë zyrtare, teksa klubi çeçen ka njoftuar zgjatjen e bashkëpunimit me fierakun edhe për tre vite të tjera. Një formë besimin ndaj anësorit, që sezonin e fundit kaloi një dëmtim të rëndë. Sigurisht një kontratë nga e cila do të fitojë edhe të ardhura të rëndësishme.
Roshi e ka pranuar propozimin e bërë nga Ahmat Grozni, klub të cilit iu bashkua në vitin 2016. Mesfushori 28-vjeçar numëron 30 ndeshje si titullar, ndërkohë që ka arritur të shënojë edhe dy gola në elitën e futbollit rus.
Në të shkuarën Roshi ka luajtur në Superiore me Flamurtarin, për të kaluar në Bundesligë te skuadra e Këlnit. FSV Frankfurti dhe Rijeka ishin stacionet e radhës në karrierë të anësorit, që tashmë ka vendosur të mbetet në Rusi edhe për tre vite.
???????????? ?????????? ????? ???? ??? ????????? ??? ???? ???????? ? ?????. ??????? ??????? ????????? ????? ?????????? ????????. ? «?????» ???? ??????? ????? 2016 ????. ? ????????????? ?????? ??-?? ?????? ? ??????? ??????? ????? ???? ??????? ??????? ?????? ? ?????????? ??????. pic.twitter.com/anga5rL4nI
— FC Akhmat Grozny (@akhmatgrozny) May 25, 2019