Familja e portierit të famshëm Iker Kasijas po përjeton disa ngjarje tepër të rënda. “Gardiani” i njohur pësoi një infarkt gjatë stërvitjes me Porton. Fatmirësisht ndërhyrja e mjekëve ishte e menjëhershme.
Megjithatë, pas njërës fatkeqësi ka pasuar tjetra. Së fundmi bashkëshortja e tij Sara Karbonero njoftoi se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale si pasojë e diagnostikimit të një tumori malinj në vezore.
Operacioni rezultoi i suksesshëm, por si në çdo rast lufta ndaj kancerit nuk mbaron dhe kurrë dhe familjes Kasijas do i duhet të mbështetje dhe unitet në këtë situatë.
https://www.instagram.com/p/BxvCvSsiGvp/?utm_source=ig_web_copy_link