Atalanta është mundur nga Lacio në finalen e Kupës së Italisë, por në rezultatin 0-0 një prekje me dorë nga Bastos në zonën laciale mund të kishte ndryshuar historinë e ndeshjes.
Një penallti që Atalanta e kërkoi më kot, por pas ndeshjes trajneri Xhanpiero Gasperini ishte tym, pasi e njoftuan se penalltia ishte e dukshme.
“E pranojmë humbjen, sepse fusha e thotë këtë dhe humbëm kundër një skuadre të shkëlqyer, por gabimi te faulli i Bastos është i papranueshëm. Nga stoli nuk e kuptova këtë gabim, lojtarët më thanë diçka, por nuk mora vesh asgjë në atë moment.
“Kjo ndërhyrje është mëse e qartë. Është shumë e rëndë, nuk e kuptoj pse nuk e ripanë gjithçka në VAR.
“Kemi parë një sezon plot penallti e penalltiçkash absurde, por nuk kemi thënë asgjë. Po të mos ekzistonte VAR, nuk do thoshim asgjë, do e justifikoja, por me VAR episodi duhej riparë. Është turp i madh, nuk e shoh dot. Ka një domethënie të shëmtuar për futbollin italian, është një precedent i rëndë, që zhvlerëson VAR. Ishin 21 mijë tifozë nga Bergamo, është e pafalshme“.