Elseid Hysajt dhe Kevin Malkyit nuk kanë arritur ta bindin Karlo Ançelotin në sezonin e tij të parë te Napoli. Sipas “Gazzeta Dello Sport”, klubi napolitan po bën çmos që të sigurojë shërbimet e mbrojtësit të SPAL-it, Manuel Lazari.
Lojtari i skuadrës nga Ferrara ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit në Serie A dhe është gati për hapin e madh të karrierës, ndërkohë që ka fituar besimin e trajnerit të përfaqësueses axurre, Roberto Mançini.
Megjithatë, lajmet mbi interesimin e Napolit për Lazarin nuk janë pritur mirë nga mbrojtësi shqiptar. Krahas lajmit mbi interesin për lojtarin, “Gazzeta dello Sport”, raporton gjithashtu se Hysaj nuk pranon që të qëndrojë në stol edhe për një sezon tjetër, pra nëse bisedimet për Lazarin finalizohet do t’i hapet rruga largimit të shkodranit.