Ajaksi i Amsterdamit dhe rrugëtimi i tyre në Champions ishte padyshim një ndër përrallat më të bukura dhe çdokush u dashurua me ekipin holandez.
Frenki De Jong është një ndër shtyllat më të rëndësishme të “Harkëtarëve”, me mesfushorin që do të bashkohet me Barcelonën sezonin e ardhshëm. 22-vjeçari luajti ndeshjen e tij të fundit në “Johan Crujiff Arena” dhe pas sfidës dhuroi spektakël me tifozët e tij.
Siç shihet dhe nga video e mëposhtme, ultrasit e Ajaksit thërrasin në kor emrin e Frenki De Jong, ndërsa më pas, mesfushori bëne dhe rolin e “kapos” së ultrasve, ku nis korin i pari dhe më pas të gjithë e ndjekin. Thjesht fantastike…
Frenkie De Jong getting a champions farewell from the Ajax supporters. This is beautiful! pic.twitter.com/1XCjiza3EA
— De ara Torres (@dearatorres) May 12, 2019