Jahmir Hyka është shndërruar në protagonist absolut te skuadra e Netanias në Izrael, pasi sulmuesi kuqezi ka shënuar sërish edhe në takimin e sotëm në transfertë përballë Hapoel Haderas. 31-vjeçari ka shënuar në minutën e 78’ të takimit, për të dyfishuar avantazhin për skuadrën e tij, që në fund triumfoi me shifrat 1-2.
Përveç Hykës, ka shënuar dhe maqedonasi Fatos Beqiraj. Hyka luajti thuajse përgjatë gjithë takimit, por në sekondat e fundit, trajneri e zëvendësoi për t’i dhënë tjera sekonda me vlera skuadrës së Netanias, që merr kështu një fitore shumë të rëndësishme.
Ky ishte goli i dytë në katër ndeshje për sulmuesin shqiptar, që duket se e ka lënë pas atë dëmtim të vështirë dhe është rikthyer të jetë i rëndësishëm.
Izrael, Liga ha’Al, java 33
Hapoel Haderas – Netania 1-2
Odua 79’ / Beqiraj 58’, Hyka 78’