VIDEO | Një qytet në delir, kthehet në Serinë A ish-ekipi i Igli Tares

Pasditen e sotme është zbuluar edhe ekipi i parë që do të ngjitet në Serinë A sezonin e ardhshëm. Breshia do të rikthehet në elitën e futbollit italian pas plot nëntë sezonesh mungesë.

“Luanët” kanë triumfuar minimalisht 1-0 ditën e sotme në sfidën ndaj Askolit, duke u ngjitur në kuotën e 66 pikëve, shtatë më shumë se Palermo i vendit të tretë, kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi.

Golin e fitores e ka shënuar Daniele Desena, i cili njihet në Serinë A për eksperiencat e tij me Sampdorian apo Kaljarin. Një rikthim për një klub me mjaft histori në Itali, ku aktualisht luan edhe mesfushori jonë i kombëtares Emanuele Ndoj, i cili luajti një rol të rëndësishëm në këtë arritje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *