Dy dekada e gjysëm më parë, ndërkohë që shqiptarët festonin “Ditën e Punëtorëve”, në pistën e Imolas në Itali shuhej një ikonë e sportit të automobilizmit. Më 1 maj 1994, Airton Sena në atë kthesë të mallkuar e quajtur “Tamburello”, nuk arriti të qëndrojë brenda asfaltit, por “përqafoi” në mënyrë të dhunshme barrierën kufizuese të betonit.
Përplasja ishte aq e fortë sa braziliani vdiq në vend. Sena është tre herë kampion i Formula 1. Braziliani i fundit që është shpallur kampion në eventin më prestigjoz të garave. Në Brazil e kujtojnë akoma me lot në sy kampionin e tyre të fundit, idhullin e tyre. Qytetarë të ngazëllyer kujtojnë me mall momentet e mrekullueshme që Sena i ka dhuruar dhe momentin fatal të aksidentit. Në Brazil kampionët nuk harrohen kurrë.
Emri i Senës është akoma një “brand” i fuqishëm në marketingun e këtij sporti dhe familja e tij, fatmirësisht përfiton nga kjo. Pas asaj përplasje te tmerrshme, rregullat e Formula 1 ndryshuan, duke e shtuar ne maksimum sigurinë e pilotëve. Megjithatë, çdo vit në kthesën “Timburella”, paska qenë e shkruar të vajtojnë për një legjendë të shuar.