Humbja e Dortmundit në derbin e djeshëm ndaj Shalkes nuk është shfrytëzuar siç duhet nga Bajerni i Mynihut që nuk arriti më shumë se një barazim 1 – 1 në përballjen e sotme ndaj “fqinjëve” të Nurembergut.
Megjithëse ishin skuadra dominuese e takimit, bavarezët nuk arritën të zhbllokonin të parët ndeshjen. Sulmuesi brazilian Pereira shënoi golin e parë për ekipin vendas në minutën 48-të. Gnabri çoi shifrat në 1 – 1, ndërsa në minutat e fundit të takimit i riu i Bajernit Alfoso Dejvis shkaktoi një penallti që nuk u ekzekutua siç duhet nga Leibold.
Numerberg 1 – 1 Bajern Mynih
Shënues: Pereira 48’ / Gnabri 75’
Standings provided by Sofascore LiveScore