VIDEO | Favre: Skandal, titulli na iku! Duhet t’u presim duart lojtarëve

Borusia e Dortmundit pësoi një humbje të turpshme 4 – 2 në derbin ndaj Shalkes, që me shumë gjasa nxjerr ekipin verdhezi nga gara për titull.

Në përfundim të takimit, trajneri zviceran i Dortmudit, Lysien Favre nuk u kursye aspak në kritika mbi një penallti që gjyqtari i takimit akordoi me ndihmën e VAR-it.

“Titulli na iku, kjo është e sigurt. Arbitrimi nuk ishte i mirë ditën e sotme. Mbi të gjitha penalltia. Është qesharake, një ndër skandalet më të mëdha të futbollit ndër vite. Çfarë duhet t’u presim lojtarëve duart. Kështu si u veprua sot, qëllimi i vetëm i kundërshtarit do të jetë që të gjuaj topin në drejtim të duarve të lojtarëve tanë. Pa përdorimin e krahëve s’mund të kesh balancë. Është një turp i madh. Kush e ka shpikur këtë rregull”,.

 

Nën qortimin e trajnerit të Dortmundit kanë qenë edhe Marko Rojs dhe Maris Volf, të dy lojtarët u ndëshkuan me të karton të kuq gjatë derbit të sotëm: “Nuk e kam përjetuar kurrë këtë, e kam shumë të vështirë ta përtyp këtë humbje. Kurrë në historinë e Borusias nuk ka ndodhur kjo gjë, duhet ta shmangnim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *