Lionel Mesi u plagos keq dhe mbeti i gjakosur pas një përplasjeje brutale me mbrojtësin Kris Smolling, gjatë ndeshjes mes Junajtid e Barcelonës, për çerekfinalet e Champions League.
Mançester Junajtid ka vuajtur shumë në pjesën e parë, duke e prekur rrallë topin, ndaj duket se “Djajtë e kuq” po gjejnë mënyra alternative për të ndalur Mesin me shokë.