Uotford në finalen e Kupës FA, portieri titullar: Do refuzoj të luaj!

Uotfordi ka bërë diçka historike fundjavën e shkuar, sepse mundi me një përmbysje fantastike Ulvërhemptonin në gjysmëfinalen e kupës FA, duke shkuar nga 0-2 në 3-2, dhe tani do të përballet në finalen e madhe me Mançester Sitin.

Do të jetë mundësia e dytë në histori për të fituar një trofe madhor për londinezët, që në portë deri tani në kupë kanë pasur brazilianin Heureljo Gomesh.

Tashmë 38 vjeç, Gomesh nuk ka luajtur asnjë ndeshje kampionati këtë sezon dhe ka luajtur vetëm në kupa, sipas zakonit në shumicën e klubeve.

Natyrisht, me finalen në horizont, gazetarët kanë ngacmuar titullarin Ben Foster, nëse do të jetë ai në finale, por përgjigja e portierit 36-vjeçar, “ish” i Anglisë, ka qenë fantastike: “Do refuzoj absolutisht! Heureljo Gomesh e meriton të luajë dhe do të luajë, pa asnjë dyshim. Ai nuk e ka zhgënjyer kurrë klubin dhe nuk do ta zhgënjejë kurrë. Ishte fantastik sot dhe ishte mallëngjyese ta shihje kur gëzonte si fëmijë“.

Vetë Gomesh deklaroi për këtë çështje: “Unë edhe kështu kam marrë më shumë nga sa meritoj. I kam thënë klubit që jam këtu për të dhënë ndihmën time, nuk ka rëndësi kush do luajë në finale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *