Rikthime të rëndësishme te Partizani, Mema duel strategjie me Dajën

Në orën 18:45, do të luhen dy sfidat e mbetura për javën e 27-të të Kategorisë Superiore. Partizani pret Luftëtarin pas dy humbjeve rresht ndaj gjirokastritëve në Kupë dhe në Selman Stermasi, shihen dukshëm favoritë. Është rikthyer Jurgen Bardhi nga dëmtimi, të cilit i është besuar maja e sulmit.

Në Vlorë, do të përplasen dy ish-kolegë te Flamurtari. Mema, tashmë si trajner te Tirana, do të synojë që të fitojë duelin e skemave, formacioneve dhe strategjive kundër Ilir Dajës, pasi fitorja për Tiranën shihet si domosdoshmëri sot. Megjithatë, Flamurtari ka ende objektiva për të plotësuar dhe në fushën e tyre, nuk do të synojnë gjë tjetër vec triumfit.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 27
E shtunë, më 6 prill 2019, ora 15:45

Partizani – Luftëtari  18:45

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Duka, Mala, Hila, Asani, Mensah, Bardhi Trajner: Skënder Gega

Luftëtari: Ruçi, Aleksi, Açka, Dunga, Xhekson, Hoxha, Koconis, Neziri, Rapa, Rapo, Ymeraj Trajner: Julian Ahmataj

Gjyqtarë: Klodian Shahini; Rudin Preca; Erind Burgu; Blerim Ziri

Flamurtari – Tirana  18:45

Tirana: Abibi, Kobinah, Halili, Hasani, Hoxhallari, Imami, Karabeci, Kërçiku, Maveje, Sentamu, Turtulli Trajner: Ardian Mema

Flamurtari: Koliçi, Batha, Deliaj, Kale, Kotobelli, Musta, Pollozhani, Ribaj, Rrapaj, Sukaj, Veliu Trajner: Ilir Daja

Gjyqtarë: Enea Jorgji; Devis Korreshi; Mateo Sadikaj; Fatmir Lamaj; Andi Koçi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *