Sekretet e Laçit, Jonuzi: Ja porositë e profesorit, ishim pa fat

Fjoart Jonuzi u shpall lojtari i ndeshjes në takimin Laçi-Tirana. Mesfushori asistoi te goli i dytë i Ccokajt, ndërkohë që në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi: “Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Na ka rritur harmoninë në ekip. E kemi përjetuar mirë. Po të ecim më këtë ritëm, po të bëjmë këtë ndeshje, jemi në rrugë të mbarë për kampionatin .

“Starova do lojë ofensive, por edhe mbrojtje të mirë. Jemi më të kujdesshëm. I përgatit mirë ndeshjet e vështira, ka eksperiencë. Edhe fryma e grupit që krijon është pozitive”, shtoi mesfushori kuksian.

“Eliminimi? Normal që na vjen keq, pasi të shkosh 2-0 dhe të humbësh raste, por edhe penalltia e Domgjonit. Bëmë edhe shtyllë dhe nuk na ndihmoi fati. Ia kemi bërë hyzmetin, por ky është futbolli”.

“Detyrat për mesfushën? Sulmuesit duhet të kapnin topin e parë, ne topin e dytë. Besoj e bënë mirë. Nuk ke kohë për qarkullim topi. Duhet lojë e shpejtë dhe topa të gjatë. Pika jonë e fortë ishte që ne morëm topat e dytë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *