Laska: Nuk kisha asgjë me Ngo! Ka diçka që nuk po e thotë askush!

Përplasjet dhe sherri pas ndeshjes Tirana-Laçi ishte diçka që e njollosi jo pak takimin e fundjavës që lamë pas. Protagonistët kryesorë ishin padyshim sulmuesi i Tiranës, Majkëll Ngo, si dhe presidenti i Laçit, Pashk Laska.

Pikërisht, ky i fundit, kreu i klubit kurbinas, ka folur për “Report TV”, ku ka sqaruar situatën e ndodhur me Majkëll Ngo. Gjithashtu, Laska foli dhe për sa i përket arbitrimit ose një dënimi të mundshëm. Në fund, ai dha edhe një koment për sa i përket ndeshjes së ardhshme me Tiranën, që do të luhet në Laç.

EPISODI – “E vërteta është se jo vetëm unë, por asnjë nuk ka patur probleme me Majkëll Ngo. Nuk kam patur debate fare me futbollistin e Tiranës. Kam komunikuar për një epison me arbitrin anësor. Ngo erdhi aty dhe tentoi të më godiste. Problemi është i thjeshtë, Tirana e provokoi vetë sherrin. Çfarë donte futbollisti i Tiranës në dhomat e zhveshjes së Laçit?”

DËNIMI – “Tirana duhet të japë një herë llogari për lojtarët e vet, të cilët i ka të padisiplinuar dhe të gatshëm për të shkaktuar rrëmuja.”

ARBITRIMI – “Gjyqtari jo vetëm nuk na ka favorizuar, por na ka penalizuar. Kartoni i kuq nuk ishte. Para se të merrnin penalltinë kishte pozicion jashtë loje. Dhe diçka tjetër, pasi nuk thuhet në asnjë media. Ai që goditi arbitrin ishte kushëriri i parë i Refik Halilit. Përse nuk e shoh në asnjë media këtë? A kam faj un që ai goditi arbitrin dhe u akorduan gjashtë minuta shtesë?”

NDESHJA E RADHËS NË LAÇ – “Tirana të mos provokojë njerëzit, por të luajë futboll. Tifozët e saj nuk sillen mirë, keni parë ndonjëherë të dënohen tifozët e Laçit? Ka dy apo tri vite që nuk dënohemi nga disiplina”, përfundoi numri një i klubit kurbinas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *