Teknologjia ka ndryshuar jetën e njerëzve dhe natyrisht edhe futbolli tashmë e ka kuptuar se nuk mund të besojë më vetëm tek 3 arbitrat në fushë.
Megjithatë, ka raste kur as teknologjia nuk te jep zgjidhje dhe kalohet të metodat e thjeshta e tradicionale, që ndoshta vlejnë.
VAR tani po aplikohet gjithnjë e më shumë, anembanë botës, ndërkohë që ka edhe episode të çuditshme e komike, si ndodhi në Spanjë, ku regjia shkoi te salla e VAR dhe aty nuk kishte njeri gjatë ndeshjes, me arbitrin që priste udhëzime për një rast të dyshimtë.
Ndërkaq, në Kinë VAR përdoret edhe në divizionin e dytë, aq përpara botës janë. Megjithatë, edhe kinezët janë njerëz dhe kujtohen herë pas here.
Në ndeshjen Shangai Shenxin e Heilongjiang Lava skuadrës mike iu anulua një gol për pozicion jashtë loje, por arbitri për të qenë i sigurt kërkoi ndihmën e VAR.
Arbitrat në VAR ishin të pasigurt dhe një prej tyre i ra shkurt, nxori një copë letër dhe e përdori për të parë më mirë a ishte pozicioni jashtë loje. Më pas vendimi i arbitrit u konfirmua, goli u anulua dhe Shangai Shenxin falënderoi, sepse nga 0-1 arriti të fitonte 2-1.
Here's some brand new technology for you. Video Assistant Referees using a sheet of paper to decide if it's offside or not.pic.twitter.com/sujuh85HLT
Heilongjiang were leading Shanghai Shenxin in China's 2nd division but conceded twice in 15 mins after the disallowed goal and lost.— Artur Petrosyan (@arturpetrosyan) March 30, 2019