Bekim Balaj u çlirua kundër Andorrës dhe duket se i është rikthyer fati. Po bëheshin gati dy vite që me Ahmat Grozni nuk shënonte në aksion dhe ka ndodhur sot. Shkodrani i ka realizuar Lokomotivës së Moskës në minutën e nëntë, duke e barazuar ndeshjen në 1-1.
Ky është goli i dytë i Balajt në kampionat, ndërkohë që lajmi tjetër i mirë është grumbullim i Odise Roshit. Fieraku e ka nisur nga stoli këtë sfidë, ashtu si Besart Berisha. Ahmat Grozni-Lokomotiv Moska ka nisur prej orës 14:30.