Disa prej mund ta mbajnë mend futbollistin e Aston Vilës Gabriel Agbonlahor. Sulmuesi luajti për më shumë se një dekadë me skuadrën nga qyteti i Birmingemit, ku shënoi 73 gola në Premier Ligë.
Ditë e sotme pas më shumë se 9 muajsh pa ekip, 32-vjeçari vendosi që të njoftojë dorëheqjen nga futbolli profesionist.
“Ka ardhur që të njoftoj dorëheqjen zyrtarisht dhe ta shikoj Aston Vilën, thjesht si një fans”, tha Agbonlahor.
Agbonlahor debutoi në Premier League në moshën 19-vjeçare në një takim ndaj Evertonit, ku madje gjeti rrugën e rrjetës. Anglezo-nigeriani lë pas një karrierë me 341 aktivizime me skuadrën e Aston Vilës dhe tri paraqitje me kombëtaren angleze.