Reja te Shqipëria? Trajneri italian: Ja pse isha në “Loro Boriçi”

Edi Reja, ish-trajneri i Napolit, një ditë më parë ishte në stadiumin “Loro Boriçi” dhe ndoqi takimin mes Shqipërisë dhe Turqisë. Ai ka folur dhe tregon arsyen e ardhjes në Shkodër. “Unë kam ardhur të shoh lojtarë, pasi punoj për shoqëri të ndryshme italiane. Për këtë arsye jam gjithmonë në lëvizje”, është shprehur Reja për Top Channel.

Ai ka folur edhe për ndeshjen Shqipëri-Turqi, teksa ka deklaruar: “Ka qenë një ndeshje e mirë për Shqipërinë për rreth 15 minuta, më pas skuadra pati vështirësi dhe i mungoi konkludimi i rasteve”. I ngacmuar në lidhje me një bashkëpunim të mundshëm me FSHF-në, Reja thotë: “ Jo, jo nuk flas për këtë”.

Tekniku italian, tashmë 73 vjeç, i ka thënë këto fjalë ditën e djeshme, pa ardhur zyrtarizimi i largimit të Kristian Panuçit. Ditën e djeshme në Shkodër ai është takuar edhe me presidentin e FSHF-së, Armand Dukën. Reja shoqërohej nga menaxheri i njohur shqiptar, Shkumbin Qormemeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *