Adam Xhonson është liruar nga burgu. Lojtari ofensiv ka qenë pjesë e Mançester Sitit, Sanderlandit, numëron dy gola të shënuar në 12 ndeshje me kombëtaren angleze u akuzua për pedofili në vitin 2016.
Ai ka kryer tre vite burg, saktësisht gjysmën e dënimit prej 6 vitesh që u dha për të. Siç raportojnë mediat angleze, Xhonson do të monitorohet nga policia deri në vitin 2022.
Për futboll nuk bëhet më fjalë, pavarësisht se 31-vjeçari dëshiron që të vazhdojë karrierën jashtë Europës, ndërsa vajzën e tij mund ta takojë vetëm nën shoqërinë e një asistenti social.
Ai nuk mund të kryejë veprime me karta krediti, ndërsa i mohohet kategorikisht kontakti me Ajlën, “viktimën” e rritur tashmë, jeta e së cilës është shkatërruar sipas prononcimit të së ëmës për “The Sun”.
Ngjarja e tmerrshme ndodhi me 2 mars të vitit 2015. Xhonson u arrestua me akuzën e marrëdhënieve seksuale me 15-vjeçaren, Ajla. Ai u lirua nga akuzat, ndërsa një vit më vonë erdhi dhe dënimi me gjashtë vite.