Mezani flet si “gjilanas”: Kapitull i ri për mua, ja objektivi

Gentian Mezani ka arritur akordin dje në mbrëmje me drejtuesit e Gjilanit dhe do të drejtojë për herë të parë në Ipko Superliga e Kosovës. Të kuqtë renditen në vendin e pestë në klasifikim, por vetëm katër pikë i ndajnë nga zona e ftohtë që i çon në “play-out”.

Për SportEkspres.com, Mezani deklaroi se objektivi i skuadrës është mbijetesa: “Kjo është përvoja ime e parë që do drejtoj një skuadër jashtë Shqipërisë dhe shpresoj të kem fat. Gjithsesi, me drejtuesit e Gjilanit u dakordësuam që të punojmë fort për mbijetesën, duke patur parasysh renditjen.

Nga vendi i 5-të e deri te vendi i 11-të janë shtatë skuadra që kërkojnë t’i largohen zonës së ftohtë për mbijetesë. Të enjten do bashkohem me skuadrën për të nisur këtë kapitull të ri në karrierën time si trajner jashtë Shqipërisë”, u shpreh shkurtimisht Mezani.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *