Ankandi për Matijs De Ligt sapo ka nisur, me Barcelonën që ka bërë hapin e parë. Plot 60 milionë euro, plus bonuset, japin katalanasit për të siguruar yllin e Ajaksit. Zyrtarët e Barçës do të ndjekin të njëjten mënyrë si me Frenki De Jong, duke i ofruar lojtarit një kontratë 5-vjeçare. Ata pritet të kryejnë një ofensivë të madhe për ta mbyllur marrëveshjen për më pak se një muaj.
De Ligt pëlqen shumë të transferohet në “Camp Nou”, por ajo që e frenon lojtarin është roli që ai do të marrë në skuadër, duke qenë se reparti difensiv është plot cilësi. Katalanasit nga ana e tyre po mundohen ta bindin holandezin, duke marrë si shembull Lenglet, i cili erdhi gjatë merkatos së fundit verore dhe ka lënë në stol një kampion Bote si Samuel Umtiti.
Juventus është rivali kryesor i spanjollëve për 19-vjeçarin. Italianët i ofrojnë një vend lideri, duke parë që mbrojtja e “zonjës” është e plakur tashmë. Italianëve do u duhet të bëjnë një ofertë më të madhe se Barcelona dhe në këtë aspekt duket e vështirë ta mundin konkurrencën e spanjollëve. E sigurt është që De Ligt do të luajë me njërin mes Mesit dhe Ronaldos sezonin tjetër.