Pol Skols ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i klubit anglez të divizionit të katërt Oldham, pas vetëm 31 ditësh në drejtim.
Sipas ish-mesfushorit të legjendar të Manchester United, dorëheqja ka ardhur për shkak se klubi e mashtroi në lidhje me hapësirat për të vendosur dhe për të kontrolluar gjërat në klub, duke e penguar në shumë aspekte.
Skols fitoi ndeshjen e parë në drejtim, por më pas nuk regjistroi asnjë fitore në 6 ndeshje, me Oldham që zbriti në vendin e 14-të në Ligën 2 angleze.
? Paul Scholes as Oldham Manager:
Games: 7?
Won: 1?
Drawn: 3?
Lost: 3?
Points: 6?
Days in charge: 31 pic.twitter.com/NZ7dlaTMmm— Sky Sports Statto (@SkySportsStatto) March 14, 2019
44-vjeçari ka imituar Geri Nevil, duke bërë opinionistin dhe duke provuar edhe profesionin e trajnerit, por ndryshe nga Nevil (te Valencia e pushuan nga puna në më pak se 4 muaj), Skols largohet vetë.
“Më vjen shumë keq për vendimin e marrë dhe të pakthyeshëm për largim nga drejtimi i Oldhamit. Tifozët, lojtarët dhe miqtë e mi e dinin mirë sa krenar isha për këtë post dhe shpresoja të qëndroja deri në fund të kontratës sime 18-mujore. Megjithatë, në pak javët që kam qenë në drejtim nuk kam pasur mundësi të punoj si dëshiroja dhe si më bënë të besoja”, thuhet në deklaratën për mediat publikuar nga Skols.
— Oldham Athletic AFC (@OfficialOAFC) March 14, 2019