Olimpiku i Lionit është një ndër ekipet që ka tifozerinë më të zjarrtë në Francë. Një natë më parë ekipi i tyre përballej me Barcelonën në “Camp Nou” dhe ultrasit kishin udhëtuar drejt Katalonjës në numër të konsiderueshëm, ku sipas raportimeve kanë qenë rreth 5000 tifozë.
Të njohur për trazirat që shkaktojnë, ultrasit nga Lioni, kanë bërë rrëmujë Barcelonën përpara ndeshjes, teksa janë përballur dhe me forcat e policisë. Nga përleshjet janë raportuar 5 tifozë të lënduar si dhe një prej tyre ka përfunduar në spital.
Gjithsesi, në mbrëmje çdo gjë është qetësuar dhe tifozët i janë drejtuar stadiumit, nga i cili dolën kokëulur, pasi ekipi i tyre u eleminua pas humbjes 5-1.