Ansi Agolli pritet të mbyllë bashkëpunimin me Karabak dhe të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sportal.az njofton se mbrojtësi i majtë ka arritur marrëveshjen me Nju Jork Kozmos dhe nesër do të zhvillojë ndeshjen e lamtumirës kundër Sabail.
Agolli, i cili në muajin tetor mbushi 36 vjeç, do ta mbyllë karrierën në SHBA, pas një periudhe të suksesshme në Azerbajxhan. Futbollisti kryeqytetas është një nga më të dashurit prej tifozëve, të cilët i ka bërë për vete me paraqitjet e bëra.
Mbrojtësi u transferua te Karabaku në verën e vitit 2010 dhe ka arritur të fitojë pesë herë titullin kampion. Gjithashtu ka ngritur edhe tre herë Kupën e Azerbajxhanit. Agolli ka arritur të luajë edhe në grupet e Champions League dhe në gjithë këto vite numëron 69 ndeshje vetëm në kupat e Europës.