Tërbohen ultrasit e PSG: Mercenarë! Edhe një herë, lolot e Europës!

Eliminimi i parakohshëm nga Champions Liga ka trazuar ambientin e PSG, por dhe atë të tifozëve. Ekipi i Tuhel kishte fituar ndeshjen e parë jashtë fushe me rezultatin 2-0, por “Djajtë e Kuq” të Solskjaerit, edhe me probleme dhe mungesa pafund, ia dolën të përmbysnin rezultatin.

Mançester Junajtid fitoi 3-1 në Francë dhe kaloi në çerekfinalet e kompeticionit prestigjioz. Diçka e tillë ka suprizuar ultrasit e PSG, të cilët i kanë dërguar një letër ekipit në formë proteste.

Jemi përsëri lolot e Europës. Mbështetja jonë është shpërblyer me turp dhe përbuzje. Ne mbetemi besnik ndaj PSG-së, e përbërë nga mercenarë të interesuar më shumë për rrogën e tyre sesa në mbrojtjen e simbolit tonë. Nuk do të pranojmë më që ngjyrat tona të ndoten në këtë mënyrë”, përfundon letra e tifozëve të acaruar dhe zhgënjyer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *