Bardhi: Më vjen keq për dënimin e Kamzës dhe për pikët që do marrë Luftëtari

Sulmuesi anësor i Kastriotit, Patrik Bardhi ka bërë paraqitje të mira deri më tani për skuadrën krutane. Bardhi foli sot për “Supersport”, ku tha se dënimi i Kamzës ka ndryshuar shumë gjëra. Në fjalën e tij, sulmuesi i Kastriotit tha:

KAMZA – “Në fakt, më vjen shumë keq për Kamzën dhe për pikët që do të marri Luftëtari, pasi ne kemi luajtur kundër Kamzës dhe jemi lodhur për të marrë pikët. Gjithsesi, ne do të shikojmë rrugën tonë dhe të marrim sa më shumë pikë”.

ECURIA – “Në 6 ndeshje, kemi marrë 3 fitore, 2 barazime dhe vetëm një humbje kundër Partizanit. Kemi një grup të mirë, cilësi, harmoni me njëri-tjetrin dhe shpresoj t’ia dalim”.

MBIJETESA – “Është e vështirë, pasi dueli për vendin e fundit ka ndryshuar. Luftëtari do të marrë ato pikët, por të shohim se çfarë do të ndodhë deri në fund”, u shpreh Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *