Trajneri i Gjermanisë, Hoakim Lëv lëshoi bombën sot, pasi tha se Tomas Myler, Zherom Boateng dhe Mats Humels nuk do të grumbullohen më me kombëtaren. Numri një i stolit të “Pancerave” u duk i prerë në vendimin e tij.
Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve anëembanë botës, që kanë shpërthyer në rrjetet sociale, me platformën “Twitter” që po tejmbushet me postime kundër teknikut gjerman. Disa postime kanë qenë me nuanca humori, disa të tjera në mënyrë direkte kundër Lëvit.