Në Spanjë kanë nisur prej kohësh protestat e tifozëve për të hequr zhvillimin e ndeshjeve të kampionatit në ditën e hënë. Reagimi më i madh ndodhi nga ultrasit e Alaveshit, të cilët nxorën një koreografi me një arkivol dhe shkrimin “futbolli vdiq” në ndeshjen e 11 shkurtit kundër Levantes.
Gjatë ditës së sotme ka ardhur dhe reagimi i Federatës spanjolle të futbollit (RFEF), nëpërmjet presidentit Luis Rubiales. Ky i fundit ka postuar në rrjetet sociale lajmin e mirë për tifozët spanjollë, duke u dhënë prioritet atyre. Tashmë nuk do të ketë më ndeshje gjatë ditës së parë të javës duke nisur nga sezoni i ardhshëm, ndërsa mbetet të merret një vendim dhe për duelet e ditës së premte.
“Në kampionatin spanjoll nuk do të ketë më ndeshje ditën e hënë, por vetëm të shtunën dhe të dielën. Nuk kemi vendosur akoma për ndeshjet e zhvilluara të premten dhe jemi në kërkim të një akordi që do i kënaqte të gjithë. Biznesi është i rëndësishëm, por tifozët mbeten prioriteti kryesor”, lajmëron kreu i futbollit të vendit iberik.
Një reagim të ngjashëm bënë dhe tifozët gjermanë, të cilët ishin kundër zhvillimit të përballjeve në ditët e hëna. Federata miratoi kërkesën e tyre dhe në Bundesligë nuk do të zhvillohet asnjë ndeshje të hënën, duke nisur që nga viti 2021.
NO HABRÁ MÁS FÚTBOL LOS LUNES.
A partir de la próxima Temporada en @laliga habrá fútbol sábados y domingos ?
Veremos qué ocurre con los viernes, si llegamos a un acuerdo bueno para todos.
El negocio es importante pero más los aficionados ???????
Somos la @rfef#SomosFútbol ?? pic.twitter.com/hp8R01hPSv— Luis Rubiales (@LuisRubiales) March 1, 2019