Çështja e Mauro Ikardit është një ndër diskutimet kryesor në ambientet e klubit të Interit. Në konferencën e zakonshme një ditë përpara ndeshjeve, numri një i pankinës zikatër, Luçiano Spaleti u pyet nga mediat për sa i përket kësaj çështjeje.
Trajneri u përgjigj i prerë për sa i përket këtij diskutimi, duke thënë se nuk do të flasë për lojtarë, të cilët nuk janë të grumbulluar, pasi nuk kanë të bëjnë me fatin e Interit.
“Shumë gjëra janë thënë për Ikardin nga Marota dhe Zhang. Që tani e tutje, do të flas për ata lojtarë që janë në grumbullim, jo për ata që nuk janë. Ata që janë në grumbullim e kanë në dorë fatin e Interit, pasi mund të jenë dhe në fushë. Nuk dua të flas për të tjerë.”