Largimi i Sandro Vagner ka bërë që Bajerni i Mynihut të mos ketë një sulmues rezervë në rast të mungesës së polakut Robert Levandovski. Është e qartë që merkato e verës do të sjellë prurje në këtë repart.
Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë për “Kicker”, trajneri i bavarezëve Niko Kovaç deklaroi se Bajerni duhet të gjejë një sulmues që ta pranojë stolin, pasi Levandovski është titullari i qartë edhe për të disa vjet te kampionët e Gjermanisë.
Mesa duket drejtuesit e skuadrës gjermane e kanë gjetur zëvendësuesin ideal të Vagnerit në Holandë. Bëhet fjalë për sulmuesin e Ajaksit Dushan Tadiç. Futbollisti serb ka qenë një ndër më të mirët në rolin e tij në “Eredivisie” dhe këtë e mbështesin 16 golat që 30-vjeçari ka realizuar në 23 aktivizime.
Një plus tjetër për mëngjarashin është dhe fakti që përveç sulmuesit të qendrës, ai mund të luajë dhe sulmuesit ose në të dyja krahët e fushës.