Befason portugezi i Junajtid, dhuratë speciale për klubin e fëmijërisë!

Diogo Dalot la Porton në verë për t’u transferuar te Mançester Junajtid. Mbrojtësi i djathtë, i cili luan dhe në krahun e majtë, firmosi deri në vitin 2023 me “Djajtë e Kuq”. Portugezi ka luajtur 664 minuta në total gjatë këtij sezoni, ndërsa ka befasuar me gjestin e bërë.

19-vjeçari është rritur në “Fintas Football School”, prej nga ku u largua në moshën 9-vjeçare për të kaluar tek ekipi i Portos. Lojtari nuk e ka harruar të kaluarën e tij dhe ka vendosur t’i japë një ndihmë të madhe. Mbrojtësi i krahut ka vendosur që një pjesë të rrogës së parë me Junajtid ta shpenzojë për ish-ekipin e tij, që ndodhet në një situatë të vështirë financiare dhe që nuk përfitoi asgjë nga transferimi i tij nga Porto për në Premier Ligë.

Lojtari ka organizuar gjithçka në fshehtësi dhe u ka dhuruar një autobus për udhëtimet e ndryshme nëpër transferta. Ka qenë vetë koordinatori dhe drejtuesi i klubit, Luis Travasos, i cili ka treguar ngjarjen për portugezen “A Bola”.

Diogo ka përgatitur gjithçka në fshehtësi, ka hequr veç një pjesë të parave nga rroga e tij e parë me Junajtid për të na dhuruar një autobus të ri për skuadrën. Për ne, që kemi shumë probleme financiare, dhurata ishte shumë e madhe. Çdo ndihmë e vogël që marrim është e mrekullueshme. Diogo ishte në udhëtim drejt një transferte kur më mori në telefon. Folëm në Skype dhe ai më kërkoi që të dilja jashtë për të parë dhuratën e tij. Dola dhe pashë autobusin dhe mbeta i shokuar. Kishte organizuar gjithçka pa i thënë asgjë askujt”, përfundon Luis Travasos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *