Kanë kaluar dhjetë vite që nga marrja në pronësi e Mançester Sitit nga familja mbretërore e Emirateve të Bashkuara Arabe. Klubi i sheikëve në këtë dekadë ka arritur të fitojë tri herë trofeun e Premier League, por Champions-i një “mollë e ndaluar” për ata.
Ditën e sotme, “qytetarët” fillojnë rrugëtimin drejt trofeut të shumëlakmuar kundër Shalkes në Gelsenkirshen, që në është dhe vendlindja e mesfushorit Ilaki Gyndogan.
Futbollisti gjerman ka folur për mediet në prag të sfidës ku ka shpjeguar se sa shumë do të thotë një Champions për klubin ku ai bën pjesë.
“Nëse dëshirojmë që të jemi pjese e elitës, ne si klub dhe lojtarë duhet ta bëjmë tonin këtë trofe. Nëse ia dalim ta bëjmë këtë gjë, klubi do hyjë në një epokë të re, pasi do të jemi të njëjtin nivel me Realin, Barçën, Bajernin dhe Juventusin. Ne e kemi për detyrë ta bëjmë realitet këtë gjë”, përfundoi Gyndogan