Kampionët e Letonisë nënshkruajnë me mbrojtësin e kombëtares. Riga ka bindur Herdi Prengën, mbrojtësin qendror që ishte pjesë e Inter Zapreshiç në Kroaci. I formuar te Dinamo e Zagrebit, 24 vjeçari në karrierën e tij është aktivizuar edhe me Lokomotivën e Zagrebit.
Verën e vitit 2017 ai kaloi te Zapreshiç dhe me këët të fundit këtë sezon është aktivizuar në 13 ndeshje si titullar. Një dëmtim në shpinë e penalizmi në disa takime, kurse tanimë vjen lajmi i kalimit në Letoni.
Kontrata me klubin kroat i përfundonte në verë, ndërkohë që nuk dihet se për çfarë shume është lejuar të largohet drejt kampionëve të Riga FC. Kampionati në Letoni nis në muajin mars, ndërkohë që Prenga do ketë mundësinë të luajë në kualifikueset e Champions League.