Nisje më të mirë nuk mund të kishte për Kristal Abazajn. Pas gati 10 minutash në fushë ai shënoi golin që i dha fitoren Osijekut kundër Istrës. Ish-futbollisti i Luftëtarit nuk e priste që të luante dhe këtë e ka shprehur edhe trajneri Zoran Zekiç.
“Më pa me mosbesim kur e thirra të ngrihej në nxehje, sikur të mos e priste të merrte një shans. Gjithsesi ai nuk ishte konfuz, edhe pse nuk është e lehtë të luash kur ke vetëm tre seanca stërvitore me ekipin”, është shprehur mes të tjerash tekniku Zekiç.
Më tej ai shtoi: “Unë vetëm mund të uroj që ai të vazhdojë në këtë mënyrë dhe do të përmirësohet edhe më shumë me kalimin e kohës”. Abazaj ka kaluar në huazim nga Anderlehti tek Osijeku, që do të ketë mundësinë ta blejë në janarin e vitit 2020.