Hapen kartat në Fushë-Krujë, Shehi bën revolucion  

Edhe pse u vendoj po pak në diskutim nëse takimi mes Kastriotit dhe Skënderbeut do të luhet, duket se drejtuesit korçar kanë marrë vendimin për të zbritur në fushë, ndonëse disa prej lojtarëve të skuadrës juglindore u dhuruan par ndeshjes.

Të dy trajnerët kanë bërë zgjedhjet e tyre, me teknikun Devolli, i cili nuk ka bërë shumë ndryshime nga sfida e një jave më parë. E logjikshme, kur kujtojmë që krutanët triumfuan thellë 5-1 në Gjirokastër.

Në anën tjetër Shehi ka vendosur t’u besojë edhe disa prej lojtarëve që para takimit ishin pjesë e incidentit që ndodhi, pasi Vangjeli, Abazi dhe Toskiç do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë. Skuadra e Skënderbeut vjen pas një serie prej 5 humbjesh dhe kërkon kthesën në këtë përballje, ku do të sfidojë skuadrën e cila mbyll klasifikimin, por krutanët kanë ndryshuar jo pak nën drejtimin e Devollit.

Mbetet për t’u parë nëse problemet që ndodhën para ndeshjes do të reflektohen tek lojtarët.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 20
E shtunë, më 2 shkurt, ora 14:00
Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë

KASTRIOTI-SKËNDERBEU

Kastrioti: Çekrezi, Husein, Shehi, Çela, Ndreca, Ymeraj, Shehu, H. Marku, Roxher, Bardhi, Vatnikaj. Trajner: Bledar Devolli.
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Taipi, Pervan, Toskiç, Gripshi, Hoxhaj, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi.
Delegat: Bujar Pregja; Vëzhgues: Sazan Velçani.
Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Egin Doda, Redvan Shaba, Klodian Shahini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *