Një emër i ri për stolin e Junajtid, pëlqehet trajneri që shkëlqeu në Botëror

Ole Gunar Solskjaer po bën shumë mirë te Mançester Junajtid. Norvegjezi zuri vendin e të shkarkuarit Murinjo dhe do të mbyllë këtë sezon në stolin e “Djajve të Kuq”. Pesë fitore në po kaq ndeshje dhe mbi të gjitha në ekip është rikthyer qetësia, besimi dhe loja e bukur.

Kuotat e tij po rriten përditë e më shumë, por drejtuesit e klubit vazhdojnë punën për të gjetur një emër të rëndësishëm për stolin e Man Utd. Sipas raportimeve të “Sky”, Garet Sauthgejt, trajnerin e kombëtares angleze.

Garet Sauthgejt

48-vjeçari po bën mirë me Anglinë, madje në Rusi ishte vetëm një hap larg arritjes së finales së kupës së botës. Sauthgejt rinovoi me kombëtaren në tetor deri në Botërorin Katar 2022, ndërsa cilësitë e tij janë ideale për Junajtid.

Puna e mirë me lojtarët e rinj dhe stili i lojës e bëjnë atë një kandidat për stolin e klubit nga Mançesteri, që nuk ka pohuar, por as mohuar interesimin për trajnerin e kombëtares ishullore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *