Matijs De Ligt është një nga mbrojtësit më të talentuar. 19-vjeçari i Ajaksit kërkohet nga shumë klube europiane si: Juventus, Barcelona, PSG dhe Bajern Mynih. Pavarësisht moshës së re, De Ligt numëron 60 ndeshje në kampionatin holandez, aty ku debutoi në vitin 2017 dhe 13 ndeshje me kombëtaren tulipane. Me 11 mars të vitit 2018, ai mori për herë të parë shiritin e kapitenit tek ekipi i Ajaksit, që vazhdon ta mbajë dhe sot.
Kualitet, elegancë, i fortë në ajër, eksperiencë dhe lider. De Ligt është një mbrojtës fantastik, ndërsa Juventusi ndodhet në “pole-position” për të siguruar shërbimet e tij, por De Ligt tregohet një kapiten i vërtetë dhe përjashton mundësinë e largimit nga Ajaksi në janar.
“Nuk kam frikë për t’u larguar, por nuk dua ta lë Ajaksin në këtë seksion merkato. Kemi trofe për të fituar dhe të gjithë duhet të qëndrojmë në skuadër për të dërguar klubin tonë drejt trofeve”, thekson De Ligt për “Nederlandse Omroep Sticting”.