Interi e mbylli me fitore vitin, duke mundur minimalisht skuadrën e Empolin, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi. Skuadra zikaltër ka bërë mirë, megjithatë tifozët presin akoma më shumë. Pas ndeshjes me Empolin, ishte mbrojtësi Milan Shkriniar, ai i cili komentoi shkurtimisht ecurinë në këto 19 javë.
“Këtë vit kemi pasur rezultate disi më të mira dhe e mbyllëm vitin me dy sukses radhazi. Synimi është që të rikthehemi akoma dhe më të fortë në vitin 2019. I vuajmë kritikat që na bëhen dhe kur flasin keq për ne, megjithatë jemi të bashkuar dhe përgjigjen duhet që ta japim në fushën e lojës. Për ne është e rëndësishme që të mos pësojmë gol.
“Në ndeshjet e fundit kemi krijuar shumë raste, megjithatë nuk kemi shënuar shumë gola. Uroj që t’u japim më shumë kënaqësi tifozëve tanë në vitin e ardhshëm”.