Të çmendur pas Sanderlendit, Lorik Cana “thumbon” klubet e mëdha!

Sanderlendi është një nga stacionet e karrierës së Lorik Canës, madje ish-futbollisti nga Gjakova ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit në skuadrën angleze. Kujtimet atje i ka të bukura, ndërkohë që një ditë më parë ka bërë edhe një postim në “Instagram”.

“Impresive, fansa të mrekullueshëm”, shkruan Loriku, që i referohet faktit që në stadiumin e Sanderlendit ishin të pranishëm 46039 tifozë. Më shumë kishte vetëm në mbështetje të Mançesterit dhe Liverpulit, që garojnë në Premier League. Ish-skuadra e Canës është në League One (e tretë për nga rëndësia) dhe u ndjek nga më shumë tifozë se Totenhemi i vendit të dytë.

PËRSHKIMI I CANËS PËR TIFOZËT – Për Lorikun tifozët e Sanderlendit kishin bërë edhe një këngë, ndërkohë që ka treguar edhe se si e kanë pritur. “Më kujtohet që nisën ta këndonin pas ndeshjes së dytë apo të tretë. Po tregoj diçka që nuk e kam treguar kurrë: mbërrita në korrik në Sandërlend dhe po luanim një miqësore në Skoci, fituam 2-1 ndaj Seltikut. Unë e nisa nga stoli dhe luajta 10-15 minutat e fundit. Shkova të bëj nxehjen pranë tifozerisë së Sandërlendit dhe ishte një pritje e jashtëzakonshme, tifozët vlonin, me kore dhe duartrokitje.

Ndihmëstrajner ishte Erik Blek dhe fliste frëngjisht. Më tha ‘alamet pritje!’, ndërsa iu përgjigja ‘Mos u shqetëso mik, sepse do t’u jap tifozëve 100% më shumë nga sa presin prej meje’. Ishte një ndër pritjet më të bukura në karrierën time dhe e kuptova që do kisha një marrëdhënie të shkëlqyer me tifozët”, shprehej Cana në një intervistë të dhënë në muajin nëntor për “ROKER RAPPORT”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *