Derbi i Myzeqesë është mbyllur ashtu siç nisi. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Roza Haxhiu midis Lushnjes dhe Apolonisë u zhvillua pa praninë e spektatorëve për shkak të dënimit të tifozëve vendas dhe u mbyll në barazim pa gola.
Pika i vlejti më shumë ekipit fierak, ndërsa lagunarët humbën shansin për të shkurtuar diferencën me kreun. Ky barazim e mban Lushnjen në vendin e pestë me 21 pikë, nëntë më pak se kryesuesit e Bylisit, ndërsa Apolonia ngjitet në vendin e shtatë me 17 pikë.
Gara në grupin B të Kategorisë së Parë është e fortë, ndërsa Bylis kryeson me 30 pikë. Pas ekipit ballshiot renditet Besa e Kavajës me 26 pikë dhe Egnatia 25 pikë. Këto janë tre ekipet që do të garojnë deri në fund për një vend në Superiore, ndërsa pas tyre vijnë Pogradeci dhe Lushnja me nga 22 dhe 21 pikë.
Lushnja-Apolonia 0-0