Boksieri kanadez Adonis Stevenson vazhdon të luftojë për jetën në spitalin e Kebekut. Ish-kampioni i botës në divizionin “light heavyëeight” pësoi dëmtime të rënda në duelin me ukrainasin Oleksandr Gvozdyk, në të cilin ky e fundit e mposhti me nokaut në raundin e 11-të.
Pak minuta pas duelit, Stevenson humbi ndjenjat në dhomat e zhveshjes. Doktorët u detyruan ta vendosnin në koma artificiale për të ulur ënjtjen e madhe që 41-vjeçari kishte pësuar në pjesë të ndryshme të trurit.
Tre javë pas duelit situata nuk po ka përmirësim. Në karrierën e tij 12-vjeçare, Stevenson ka zhvilluar 32 duele, ku ka fituar 29 herë (24 me nokaut), humbur dy herë dhe barazuar një herë. Boksieri kanadez ishte mbajtësi i titullit “ËBC” në divizionin “Light-heavyëeight” në përballjen e tij të fundit. Prej më shumë se 55 vitesh nuk ndodh që të ketë të vdekur në një duel për titull kampion bote në çdo divizion peshe. E gjitha bota e boksit po lutet që Stevenson ta fitojë këtë betejë të fundit.