Liverpul-Bajern Mynih është një nga çiftet më të forta të Champions Ligës. Dueli gjermano-anglez pritet të jetë i zjarrtë dhe spektakolar.
Arjen Roben paralajmëroi para disa ditësh se ky do të jetë sezoni i tij i fundit ne Bavari dhe ai ëndërron ta mbyllë me sukses. Shorti u tregua i pamëshirshëm me ekipin e Kovaç, por holandezit nuk i intereson shumë.
34-vjeçari po i pret me padurim dy ndeshjet përballë Liverpulit të Klopit dhe tregon se çdo futbollist ëndërron të luajë këto lloj takimesh.
“Një short i madh, Liverpul është zhvilluar shumë dhe ka një skuadër fantastike. Ata kanë lojtarë të mëdhenj, kreativitet dhe një grup solid. Atmosfera në Anfield do jetë e zjarrtë. E përsëris, është një short i madh, çdo lojtar i ëndërron këto ndeshje“, thekson Arjen Roben.