Abdurrahman Fangaj ishte autori i një goli fantastik, duke kaluar disa lojtarë të Tiranës, dhe duke mposhtur më pas edhe portierin Abibi. pas ndeshjes, mbrojtësi foli për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”.
Fangaj u shpreh se as vetë ai nuk e kishte besuar se do e shnote atë gol, por në anën tjetër analizon edhe lëvizjet e shumta të trajnerëve.
GOLI – “Ishte një instinkt i momentit, nuk e prisja as vetë atë gol, por ja që e realizova”.
TRAJNERËT – “Edhe trajnerët e tjerë kanë punuar me shumë përkushtim dhe i falënderojmë për punën e tyre. Prenga e njeh mirë ambientin dhe jemi kualifikuar në Europë, çka tregon se i njeh cilësitë që ka skuadra”.
TERRENI – “Terreni pas çdo minute vështirësohej, por nuk kemi çfarë bëjmë, ky është terreni”.
PËRGJEGJËSIA – “Duhet të jemi më aktiv e të marrim më shumë përsipër, edhe pse jemi djem të rinj”.
NGO – “Ndikon dhe gjatësia, pasi është e vështirë ta ndalësh në luftën në ajër”.