Tifozët Kuq e Zi bashkohen me studentët: Do jemi dhe fizikisht me ju

Tifozët Ku e Zi kanë njoftuar përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare se deri më tani kanë qenë vetëm me mendje e me zemër, por nga sot do të jenë edhe fizikisht.

Sicc dihet, studentët i kanë lënë afat Ministres së Arsimit, Linda Nikollës, dhe kryeministrit Edi Rama deri në orën 16:00, ose në të kundërt protestat do të përshkallëzohen. TKZ ka veçuar se janë në mbështetje të kauzës së studentëve deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

“Tifozët Kuq e Zi nga të gjitha trojet etnike, kanë mbështetur me mendje e zemër kauzën e studentëve.

Prandaj, sonte nga ora 16.00 bashkohemi edhe fizikisht me studentët protestues ne mbështetje të kërkesave të tyre.

Bashkohu edhe ti!

#mestudentet
#osamireneqeneshqiptar
#jeminje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *