Me afatin e transferimeve që po afron dhe zërat e shumtë që qarkullojnë rreth së ardhmes së tij, nuk e shqetësojnë Kristal Abazajn. Sulmuesi i krahut ende nuk ka debutuar me ekipin e parë të Anderlehtit, por vazhdon të tregojë formë të mirë me skuadrën e rezervave.
Talenti kuqezi realizoi dy gola në fitoren 4-2 që ekipi i tij regjistroi përballë Vasland-Beveren. Abazaj shënoi golin e avantazhit të përkohëshëm 2-1, me të cilin skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes, ndërsa në pjesën e dytë realizoi edhe golin që i ngriti shifrat në 3-1.
Paraqitja e zbulimit më të madh të kampionatit shqiptar gjatë sezonit të kaluar, u vlerësua maksimalisht edhe nga faqja zyrtare e Anderlehtit. Klubi belg e cilësoi të mahnitshme paraqitjen me dy gola të Abazajt, ndërsa futbollisti vazhdon të tregojë vlerat e tij në fushë, në pritje të zhvillimeve nga merkato e janarit.
Reserves 1A ?? #RSCA 4-2 @WaaslandBeveren @ FULL TIME (goals: 17′ Cobbaut 1-0, 43′ Abazaj 2-1, 78′ Abazaj 3-1 & 83′ Dauda 4-1) #RSCA #COYM #InYouthWeTrust
— RSC Anderlecht (@rscanderlecht) December 10, 2018