Emanuel Mensah ishte së bashku me trajnerin Skënder Gega në konferencën për shtyp me trajnerin Skënder Gega. Sulmuesi foli për ndeshjen me Teutën, por dhe për eksperiencën në tëri te skuadra e Partizanit.
“Unë ndihem mjaft mirë sa i përket anës fizike. Në futboll duhet të përmirësohemi gjithnjë në të gjitha drejtimet, si nga ana fizike, ashtu dhe nga ajo taktike”.
“Çdo lojtar dëshiron që të luajë çdo ndeshje, ashtu si edhe unë, por është trajneri ai që vendos. Unë i respektoj vendimet e tij. Ai vendos se kur duhet të luaj dhe ku. Do të jap më të mirën time aty ku do më kërkojë trajneri”.
“Them se paraqitjet e mia kanë ardhur në rritje. Kam mundësi për t’u përmirësuar akoma dhe më shumë. Ndihem mirë si me veten time ashtu dhe me grupin. Uroj që të mbaj këtë ritëm”.
“Unë dua që të shënoj në çdo ndeshje, por më e rëndësishme është që skuadra të marrë fitoren. Si të shënoj unë apo dikush tjetër rëndësi ka fitorja”.
“Diferencat janë të mëdha nga Laçi kur luftonim për mbijetesë dhe te Partizani që duam titullin. Në çdo ndeshje duhet të jesh i përqendruar. Është pozitive kur je në një ekip që lufton për kreun”.
“A do jem i motivuar për të shënuar ndaj Kukësit një javë më vonë? E rëndësishme është që të bëj punën time ndaj çdo kundërshtari. Duhet të jap më të mirën time, pavarësisht se kë ekip kam më parë”.