Luhet e 12-ta, në Tiranë e Ballsh “çelësat” e kryesimit të grupeve

Të shtunën dhe të dielën do të luhet dhjetë ndeshjet e javës së 12-të të Kategorisë së Parë, sfida të cilat e bëjnë edhe më interesante luftën e skuadrave për një renditje më të mirë. Formula e kësaj kategorie i “detyron” skuadrat të jenë me mendje në Fazën e Tretë, e cila i përgjysmon pikët dhe e bën më “vullkanike” vazhdimësinë e tyre deri në fund të Kampionatit.

Këtë javë, Vllaznia kryesuese në Grupin A luan në transfertë me Dinamon, një ndeshje ku shkodranët duhet ti përveshim mirë mëngët për të qenë në krye. E vështirë është edhe ndeshja mes Korabit e Shënkollit, dy skuadra me pikë të barabarta, të cilat nuk e pranojnë zonën e ftohtë në renditje.

KATEGORIA E PARË – JAVA 12

GRUPI A
E shtunë, 8 dhjetor 2018, ora 14:00
Iliria-Vora
Burreli-Erzeni
Veleçiku-Besëlidhja
Korabi-Shënkolli

E dielë, 9 dhjetor 2018, ora 14:00
Dinamo-Vllaznia

Ndërsa në Grupin B, dy ndeshjet “big”: Bylis-Apolonia dhe Besa-Tomori, mbeten jetike për ballshiotët e kavajasit, të cilët janë pretendentët kryesorë për kreun e Grupit B. E veçante e javës në këtë grup është ndeshja e Prefekturës, Elbasani-Turbina, një sfidë ku elbasanllinjtë mund ti shpëtojnë fundit të renditjes.

Gjithsesi, kalendari i javës së 12-të e zhvendos më tepër vëmendjen në Tiranë e Ballsh, aty ku janë “fshehur” “çelësat” e kryesimit të grupeve A dhe B.

GRUPI B

E shtunë, 8 dhjetor 2018, ora 14:00
Bylis-Apolonia
Besa-Tomori
Lushnja-Egnatia
Elbasani-Turbina
Pogradeci-Oriku

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *